ARM shpall konkurs për pranimin e 125 ushtarëve profesionistë

13.11.2019 15:56

Ministria e Mbrojtjes shpalli sot konkursin publik....

Ministria e Mbrojtjes shpalli sot konkursin publik për pranimin e 125 ushtarëve të rinj profesionistë  për shërbim në ARM.

“Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të rinj dhe të motivuar të vendit tonë, të cilët i plotësojnë kushtet e theksuara në konkurs, të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila së shpejti do të jetë edhe Armata e NATO-s. Profesioni ushtarak ofron mundësi të jashtëzakonshme për zhvillim në karrierë”, thonë nga Ministria e Mbrojtjes.

Afati për aplikim është 15 ditë.  informata më të detajuara për konkursin publik mund të gjenden në ueb faqen e Ministrisë www.mod.gov.mk.