Botë

Nesër arrinë për vizitë në Tiranë Papa Francesku

20.09.2014 16:37

Gjithça është gate për vizitën e nesërme historike të Papa Franceskut në kryeqendrën shqiptare në Tiranë.Këtë e ka konfirmuar Minsitreja e Kulturës Mirela Kumbaro...

“Kjo do të ishte ngjarja e ksaj vjeshte ngjarja e këtij viti, ngjarje për tiranën për shqipërinë, për shqiptarët për rajonin, ngjarje me shum dimensione, kulturore shpirtërore sociale dhe historike”, shprehet Minsitreja e Kulturës Mirela Kumbaro.
 
Për këtë vizitë Shqipëria ka nisur përgaditjet që para 1 muaji, ndërsa prej dje është bllokuar lëvizja e automjeteve përgjatë sheshit “Nënë Tereza”, dhe përgjatë bulevardit "Dëshmorët e Kombit", por edhe në disa rrugë të tjera të Tiranës. Në keto akse janë vendosur shirite qe ndalojne jo vetem parkimin, por edhe qendrimin e perkohshem te mjeteve.
 
Po ashtu do te jene te bllokuar nga ora tete deri me oren 10.30, aksi drejt Rinasit si edhe te gjitha akset qe te çojne ne fshatin Bubq tek te cilat nuk lejohet kalimi nga ora 17 deri me oren 19.
 
Në kuadër të masave të sigurisë të gjith qytetarët të cilët do të dëshirojnë të marrin pjesë në meshën që do të mbaj papa në Tiranë do të duhet të hijnë nëpërmjet 27 pikave kontrolli qe do te jene si porta hyrese per ne bulevard e njekohesisht nuk duhet te mbajne me vete sende te forta apo shishe qelqi apo edhe pije me ngjyre. 
 
Mes masave te shumta ne te cilat jane perfshire Sherbimi Informativ dhe Garda e Republikes shpjegohet se Papa Françesku do te kete 5 truproja te forcave te sigurise se Vatikanit dhe kater badigarde shqiptare.  
 
Nderkohe, qe perveç 50 snajperave dhe nderprerjes se valeve telefonike pergjate te dieles qe helikopter do te jete ne fluturim per te patur nen kontroll levizjet.
 
Në vigjilje të vizitës historike të Papa Françeskut në Tiranë, të dielën e 21 shtatorit, programi në gjuhën angleze i Radio Vatikanit transmetoi një material për këtë eveniment me titull: “Kryeqyteti shqiptar mirëpret Papën”.
 
Ndërkohë në prag të vizitës në Tiranë Papa Franceskut Kryetari I Lëvizjes Vetvendosje Albin Kurti I ka shkruar një letër në të cilën I kërkon atij njohjen e shtetit të kosovës nga ana e Vatikanit.Në letrën e Kurtit mes tjerash thuhet, Është një nder i madh për mua t’ju shkruaj në emër të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
 
Aktivistët në lëvizjen tonë, ashtu si edhe populli i Kosovës, janë të entuziazmuar për vizitën tuaj këtë muaj në Shqipëri.
 
Për ne vizita Juaj sinjalizon mirësinë, dashurinë, shpresën dhe mbështetjen Tuaj për të gjithë qytetarët e Shqipërisë dhe kombin shqiptar në përgjithësi. Vizita Juaj do të jetë një bekim i veçantë për shqiptarët katolikë që jetojnë në Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi, thekson Kurti.
 
NAIM SINANI