Takimi Pendarovski – Makron, Zaev: Lajmet optimiste na mbajnë të motivuar
Kreu i ekzekutivit, Zoran Zaev, e konsideron të frytshëm takimin e presidentit të Republikës, Stevo Pendarovski,

Kreu i ekzekutivit, Zoran Zaev, e konsideron të frytshëm takimin e presidentit të Republikës, Stevo Pendarovski, me homologun e tij francez, Emanuel Makron, në kuadër të Forumit të Paqes në Paris.
Një takim i tillë ka mundësuar sqarim të detajuar të pozitës së Francës, për vendimin e 18 tetorit, për pezullimin e datës për fillimin e negociatave. Gjithsesi, Zaev pret kthimin e kreut të shtetit për të mësuar detajet nga ky takim.
“Gjithsesi se me vendime pozitive dhe lajme të tilla që vijnë nga vendet e mëdha anëtare dhe vendet e tjera të BE-së, na bëjnë që të mbajmë fokusin dhe motivin për të punuar në këtë drejtim edhe në të ardhmen. Jam i kënaqur nga takimi, e pres që kryetari të kthehet që të mund të mësojmë edhe detajet e tjera”,- tha kryeministri, Zoran Zaev.
Metodologji të re, në kohë të arsyeshme
Ideja për ndryshimin dhe plotësimin e metodologjisë për procesin e negociatave për anëtarësim është e pranueshme edhe për Maqedoninë e Veriut. Zaev pret që kjo të ndodh në kohë të arsyeshme për të mbajtur të motivuar institucionet dhe shoqërinë në tërësi.
“E kam të qartë se po pason metodologji, e cila duhet të adoptohet edhe nga vendet e tjera anëtare, por edhe nga Komisioni Evropian. Shpresoj që kjo të ndodh në periudha kohore të arsyeshme me vlerë për të mbajtur motivin tonë. Institucionet duhet të punojnë dhe të jenë të fokusuara”,- u shpreh kryeministri, Zoran Zaev.
Konform deklarimeve të presidentit të republikës, Franca veç më ua ka shpërndarë institucioneve të BE-së dhe vendeve anëtare idenë e saj për metodologjinë e re, në formë “non pjepër”.
Pritet që në dy muajt në vijim vendet ta shqyrtojnë dhe të japin propozimet e tyre, ndërkaq pritjet më optimiste janë që miratimi i metodologjisë së re të ndodh deri në mars. (Shpëtim Nuredini, TVM2)
