Maqedoni
Filloi në Shkup proekti "Ditë për ju"
20.09.2014 16:45
Filloi sot në Shkup projekti "Ditë për ju", në kuadër të së cilit qytetarët do të munden të marrin përgjigje për të gjitha pyetjet lidhur...
Filloi sot në Shkup projekti "Ditë për ju", në kuadër të së cilit qytetarët do të munden të marrin përgjigje për të gjitha pyetjet lidhur me të drejtat e sigurimit pensional-invalidor dhe t'i kontrollojnë të dhënat për stazhin e realizuar të punës.
"Sot e shënojmë fillimin e projektit 'Ditë për ju' i cili është pjesë e Programit të Qeverisë dhe është në drejtim të ngritjes së shkallës së informimit të qytetarëve për periudhën e sigurimit të tyre, stazhit dhe të gjitha pyetjet e hapura që i kanë nga sfera e sigurimit pensional dhe invalidor", tha ministri i Punës dhe Politikës Sociale Dime Spasov gjatë vizitës së pikës së vendosur në sheshin Maqedonia.
Proekti filloi në Shkup, ndërsa do të vazhdojë të realizohet edhe në qytetet tjera tha Minsitri. Bashkëorganizatorë I këtij proekti është edhe Fondi Pensional.
