Maqedoni
Qyteti i Shkupit, shënohet Dita e Çlirimit
13.11.2019 18:33
Me rastin 13 nëntorit, Ditës së Çlirimit të Shkupit, kryetari i qytetit të Shkupit, Petre Shilego...

Me rastin 13 nëntorit, Ditës së Çlirimit të Shkupit, kryetari i qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, u takua me përfaqësues të Lidhjes së Luftëtarëve të Luftës Nacionalçlirimtare Antifashiste. Shilegov me këtë rast falënderoi luftëtarët për luftën dhe sakrificën për liri.
“Jam krenar për ju, krenar për qytetin tim, qytetin tonë, qytetin tuaj. Jam krenar që kam mundësinë në jetë t'ju takoj dhe t'ju iа them mirënjohjen time më të madhe që dikush mund të bëjë dhe tа tregojë”,- u shpreh kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.
Me rastin e këtij përvjetori, po ashtu në varrezat e Butelit në Shkup u vendosen lule nga një delegacion i Këshilli të Shkupit, diplomatë, qytetarë dhe përfaqësues institucionesh.
SEDAT SELIMI
