Maqedoni

Hapet qendra e parë për mbushjen e veturave elektronike

20.09.2014 17:22

Ne Universitetin e Evropes Juglindore ne Shkup, hapet qendra e pare per mbushjen e veturave elektrike ne Maqedoni...

Ministri i Ekologjise thote se ky projekt i quajtur “Konvoji Tesla”” eshte i inkorporuar ne”projektin e Ministrise “Java e mbrojtjes se Ambientit” duke e vleresuar si projekt te ardhmerise me cka do tu mundesohet qytetareve qe te vendosin se ne cilen menyre do te udhetojne.
 
Organizatoret thone se qendra te tilla do te hapen edhe ne qytetet tjera te Maqedonise. 
 
“Projektete e tilla e vendosin njeriun ne plan te pare , i jepet mundesia njeriut te zgjedh cilen forme te shfrytezimit te qarkullimit do ta perdore, dhe me cilen forme do ta mbron edhe vetveten, njekohesisht edhe ambientin. Keto jane projekte qe do te duhet perkrahur”, shprehet ministri i ekonomise Nurhan Izairi. 
 
“Ne te ardhmen mendojme te kete qender ne Tetove ne kampusin e UEJL-se dhe ne qender te Tetoves. Gjithsesi me perkrahje te kryetares se Komunes se Tetoves”, shprehet drejtori i parkut teknologjik ne UEJL, Azir Aliu. 
 
Sipas Organizatoreve qellimi i ketij konvoji eshte edhe nxitja sipermaresise dhe  te rrinjeve per ideja inovative dhe stimulimin e tyre.  
 
“Ideja e konvojit Tesla eshte pikerisht nxitja e te rinjeve ne rajon dhe te shofim a ka ketu ndonje djalosh te ngjajshem si Nikolla tesla , ku nga ana tjeter ka shum investitore te cilet do te perkrahin kete projekt”, shprehet organizatori i konvojit Tesla 2014, Ilija Vucko. 
 
“Deri me tani Tesla Konvoji ka kaluar 6 shtete , kemi kaluar nga kroacia ne Serbi, nga Serbija ne Maqedoni, nga ketu do te shkojme ne Kosove dhe Shqiperi mandej ne Bosnje dhe do te kthehemi ne Zagreb, me makine elektrike neper rruge te cilat nuk kane infrastrukture per makina elektrike. Me kete do tu tregojme njerezve se mundet te udhetohet edhe ne kete menyre”, shprehet investitori nga Zagrebi, Sashe Cvetojevic. 
 
Mnistri i Ekologjise gjithashtu ben te ditur se Ministria eshte duke punuar ne projekte te ndryshme per ritjen e teknologjise se  Makinave elektrike, me cka do te ritet edhe numri i perdoruesve te makinave te tilla te cilat ministri i vlereson si teknologji e te ardhmes.  
 
BESIM ABDULLAI