Botë

Lavrov krahason Kosovën me Krimenë

13.11.2019 19:37

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka bërë krahasim në mes të Krimesë dhe Kosovës...

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka bërë krahasim në mes të Krimesë dhe Kosovës, derisa ka kritikuar perëndimin në një takim pyetje-përgjigje, të organizuar në kuadër të Forumit të Paqes në Paris.

Ai ka akuzuar shtetet perëndimore për standarde të dyfishta, meqë sipas Lavrovit “kur diçka është në interes të perëndimit, ata e konsiderojnë të drejtën e njerëzve për vetëvendosje si të shenjtë, mirëpo kur diçka nuk lidhet me interesat e tyre, atëherë ata e shpallin këtë të drejtë si të paligjshme”.

Ilustrim i këtyre deklaratave ka qenë Kosova dhe Krimea.

“Krahasoni Kosovën dhe Krimenë: një referendum është mbajtur në Krime dhe nuk ka pasur referendum në Kosovë. Megjithatë Kosova është njohur menjëherë si shtet i pavarur nga shumica e vendeve perëndimore”, ka thënë Lavrov.