Botë
Spanjë, arrihet marrëveshje për koalicionin qeveritar
13.11.2019 20:00
Në Spanjë është arritur marrëveshja për formimin e koalicionit të ri qeverisës...

Lideri socialist spanjoll, Pedro Sançez, ka arritur marrëveshjen me kreun e lëvizjes së majtë radikale Podemos, Pablo Iglesias.
Dy politikanët u shfaqën të përqafuar gjatë konferencës për media, duke i dhënë tanimë Spanjës një qeveri të orientuar tërësisht majtas.
Bëhet fjalë për një marrëveshje koalicioni për 4 vitet e ardhshme, mes dy forcave që kishin refuzuar t’i shtrinin dorën e bashkëpunimit njëra-tjetrës.
“Kjo është një marrëveshje për 4 vjet”, deklaroi kryeministri Pedro Sançez pas firmosjes së paktit me liderin e Podemos, Pablo Iglesias.
Ai shtoi se do të nisë menjëherë përpjekjet për gjetjen e një aleati tjetër që do t’iu bashkohet në qeverisje.
