Botë

Paralajmërime të reja për zjarret në Australi

13.11.2019 21:03

Autoritetet australiane kanë paralajmëruar se zjarret e mëdha në dy shtete, Uellsin e Ri Jugor dhe Kuinslland...

Autoritetet australiane kanë paralajmëruar se zjarret e mëdha në dy shtete, Uellsin e Ri Jugor dhe Kuinslland do të vazhdojnë të përbëjnë kërcënim, pavarësisht pse intensiteti i kushteve “katastrofike” është duke u ulur.
 
Rreth 150 zjarre janë ende aktive në Uellsin e Ri Jugor dhe Kuinslland.
 
Më shumë se 50 shtëpi janë shkatërruar apo dëmtuar në Uellsin e Ri Jugor, mirëpo askush nuk ka humbur jetën, kanë thënë zyrtarët.
 
Të mërkurën, zjarret kanë nxitur gjendje të re emergjente.
 
“Këto kushte janë edhe më shqetësuese për ne”, ka thënë kryetarja e Kuinsllandit, Annastacia Palaszczuk.
 
Qeveria e Australisë shumë shpesh ka anashkaluar pyetjet nëse ndryshimet klimatike u kanë kontribuuar zjarreve.
 
Mirëpo, shkencëtarët dhe ekspertët kanë paralajmëruar se sezona e zjarreve është zgjatur për shkak të ndryshimeve klimatike./evropaelire