Maqedoni
Kuvend, pritet miratimi i Ligjit për rrogën minimale
14.11.2019 11:59
Deputetët në seancë plenare sot pritet të votojnë Propozim-ligjin për rrogën minimale...

Deputetët në seancë plenare sot pritet të votojnë Propozim-ligjin për rrogën minimale, me të cilin kompanitë obligohen që nga dhjetori të fillojnë të paguajnë rrogën minimale në vlerë prej 14.500 denarësh.
Propozim-ligji është bllokuar nga opozita e udhëhequr nga VMRO-DPMNE, e cila ka refuzuar që për këtë të diskutohet në Komisionin parlamentar për punë dhe politikë sociale. Ndërsa kryeministri, Zoran Zaev, ka sqaruar se rritja e rrogës është sukses i vazhdueshëm, pas rritjes së parë që ndodhi nga 9.000 në 12 mijë denarë.
Në pjesën e propozim-ligjit për rrogën minimale, janë paraparë edhe gjoba në rast se firmat nuk i përmbahen ligjit. Gjobë prej 300-400 euro do ti shqiptohet firmave të vogla, gjoba prej 500 deri në 600 euro për firmat e mesme dhe gjobë prej 800 deri 1000 euro për firmat e mëdha. Gjoba janë paraparë edhe për drejtuesit e këtyre firmave, që shkojnë nga 150 deri në 400 euro.
