Sportet E Tjera
Besir Alili fitues i çmimit "13 Nentori"
14.11.2019 14:42
Ne nje manifestim solemn te organizuar nga ana e Komunes se Shkupit...

Ne nje manifestim solemn te organizuar nga ana e Komunes se Shkupit, mbrem ne sallen e operes dhe baletit kombetar, u shenua 75 vjetori i çlirimit te kryeqendres tone, me ç'rast ne fund te te njejtit, u ndan edhe shperblimet "13 Nentori", ne shume sfera, mes tyre edhe ne sport.
Mundesi i klubit te “Lirise”, kampioni i Europes per kadetë Besir Alili, ishte i vetmi sportist i cili e fitoj çmimin "13 Nentori", ne baze te votimeve te fshehta nga ana e anetareve te keshillit te Qytetit te Shkupit, ndersa dalja e tij ne skene per te marr shperblimin e merituar nga ana e kryetarit Petre Shilegov, u percoll me numrin me te madh te duartrokitjeve ne mesin e mysafireve te shumte ne sallen e operes dhe baletit ne Shkup, por edhe pershendetjen me te ngrohte nga vet kryetari.
Ky shperblim per Besirin, edhe pse mese i merituar, eshte nje shtytje shtese qe edhe vitin dhe vitet e ardhshme, ai te vazhdoj me tempo te njejte dhe te vazhdoj te bej krenar gjithe shkupjanet, por edhe Maqedonine e Veriut si dhe gjithe shqiptaret anembane botes.
