Maqedoni
Aktivitete të shumta në Çarshi
20.09.2014 17:44
Çarshia e Shkupit para shume kohesh ishte vendi ku realizoheshi idet, bizneset , aty ku secili fliste ne gjuhen e vet, ku bashkëjetonin kulturat e ndryshme dhe bashkëjetesa...
Rikthimi i asaj fryme ishte qëllimi i manifestimit “Çarshia dhe miqtë”, që u bashkë organizua nga Komuna e Çairit, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore dhe Oda Maqedono- Bullgare.Ky është vetëm fillimi i aktiviteteve theksoi Kryetari i Çairit Izet Mexhiti, duke paralajmëruar edhe aktivitetet tjera si java arbëreshe dhe tingujt e Çarshisë.
“Ne kete menyre vlersojm se kontribuojm ne menyren me te mire per Çarshin e vjeter, qe jo vetem eshte me e ringjallur por ti japin nje form rringjalljes”, shprehet kryetari i komunes se Cairit Izet Mexhiti.
“Çarshia ngrethen kultura tradiata dhe etni te ndryshme ku takohen te gjitha kombete ne nje vend , andaj ne si Ministri e ekonomis do te bejme prekrahjen maskimale te projketeve te tilla”, shprehet ministri i ekonomise Bekim Neziri.
“Ne si shqiptar shpesh themi kur jemi te devijuar shko ne carshi dhe shife kush je dhe pikerishte ne sot jemi ne carshi qe te gjejm identitetin ton dhe te shofim kush je dhe mos te ndalemi ketu”, shprehet kryetari i OEMVP, Menderez Kuqi.
Në manifestim kishte pjesmarrës edhe nga Shqipria dhe Kosova.
“Qendra e shkupit dikur kishte nje vemendje te posacme. Kjo çarshi , e lidhte Azin me Evropnen , Stambollin permes Shkupit , Prizrenit, Dallmacin dhe evropen nje gje e till mund te ndodh edhe sot nese instutucionete shteterore te gjitha vendeve do te perkrahen keto projekte”, shprehet kryetari i AKB, Agim Shahini.
“Carshia eshte nje qendre ku duhet te zhvillohete shume aktivitete kulturore , aktivitete biznesi aktivitete ekonomike duhete te nderthuren kulturat idete entnite pra eshte nje qendre bashkepunimi”, shprehet nenkryetari i bashkesise se Pogradecit, Paskalino Ziko.
Krahas afaristëve dhe përfaqësuesve politik në manifestim nuk munguan edhe artistët siç ishte dizajneri i modës Izet Curri I cili kishte ardhur nga Parisi ku qëndron prej 35 vitesh.
Ai me këtë rast paralajmëroi organizimin e aktiviteteve në çarshi.
“E bej kete pasi ketu kam fillu zanatin dhe ketu du ate perfunoj punen time profesionale”, shprehet dizajneri i modes ne Paris, Izet Curri.
Aktiviteti çarshia dhe miqt organizohet për here të pare në nivel rajonal dhe ka për qëllim zgjerimin e bashkëpunimit mes çarshive të qyteteve ballkanike.
HAMIDE IBRAHIMI-EMINI
