Futboll

Kosova sonte zhvillon sfidën vendimtare ndaj Çekisë

14.11.2019 14:51

Përfaqësuesja e Kosovës dhe ajo e Çekisë do të luajnë sonte në mbrëmje përballjen e madhe të tyre për Euro 2020...

Përfaqësuesja e Kosovës dhe ajo e Çekisë do të luajnë sonte në mbrëmje përballjen e madhe të tyre për Euro 2020, qe mund te jete vendimtare pper fatin e te dyja skuadrave per plasman ne europianin e ardhshem.

Dardanët janë mysafirë të Çekisë në takimin e shtatë të vlefshëm për Grupin A në kuadër të kualifikimeve për Evropian.

Ekipi i drejtuar nga Bernard Challandes është në vendin e tretë, me një pikë më pak se Çekia dhe do të tentojë fitoren për t’iu ofruar kualifikimit, por edhe per te kaluar ne poziten e dyte para rivelit te sontem dhe para ndeshjeve te fundit dhe vendimtare te dielen.

Në anën tjetër, vendasit çek nuk kanë arsye të sulmojnë pasi do të ishin shumë të kënaqur edhe me një barazim, pasi do ta mbanin diferencën me Kosovën.

Tek te dyja perfaqesueset, jane disa mungesa kyqe ne vigjile te ketij takimi, ndersa pa dyshim qe mungesat me te medha jane te Kosova, ku mungojne lojtar si Vedat Muriqi, Arber Zeneli, Hekuran Kryeziu e te tjere.

Megjithate, Trajnerët e të dyja skuadrave pritet të luajnë me formacionet më të mirë të mundshme, edhe perkunder mungesave të rëndësishme.

Takimi mes këtyre dy përfaqësuesve është i paraparë të zhvillohet në “Doosan Arena” të Plzenit me fillim nga ora 20:45.