Maqedoni

Lëvizja BESA: Zaev të mos gjejë arsyetime për grafën etnike

14.11.2019 14:57

Lëvizja BESA akuzon kryeministrin Zaev se po gënjen opinionin sa i përket grafës etnike në letërnjoftime....

Nga BESA këmbëngulin në plotësimin e kërkesës që në letërnjoftime të përfshihet edhe grafa etnike.
 
“Lëvizja BESA kërkon që kjo të definohet me ligj dhe në nenin ku përshkruhet se çfarë të dhëna përmban letërnjoftimi të shtohet edhe grafa etnike. Apelojmë edhe njëherë që kryeministri të reflektojë dhe t’i thërret arsyes, të respektojë marrëveshjen e arritur dhe në asnjë moment të mos manipulojë me opinionin, sepse opinioni i gjerë e di më së miri se ekziston një marrëveshje në mes BESËS dhe qeverisë, e cila është publikuar në faqen zyrtare të Qeverisë së RMV-së”,- tha Elmedin Memishi nga Lëvizja BESA.