Maqedoni

“Maqedonia 2025”, funksionimi i shtetit ligjor - garanci për sukses

14.11.2019 15:48

Maqedonia e Veriu ka kushte dhe vullnet politik për zhvillim ekonomik...

Por, më e rëndësishmja është që të rinjtë mos të largohen nga vendi, por të shfrytëzojnë mundësitë për zhvillim personal dhe shoqëror.
 
E për t’i bindur të rinjtë se në këtë vend kanë ardhmëri, duhet luftë pa kompromis kundër korrupsionit, sundimi i plotë i ligjit, zbatimi i vazhdueshëm i ligjeve, por edhe iniciativa nga bizneset dhe të rinjtë, u tha në hapjet e samitit të tetë “Maqedonia 2025”.
 
Presidenti Pendarovski tha se krijimi i një shteti modern dhe të zhvilluar kërkon bashkëpunim të politikës dhe biznesit dhe ndërtimin e politikave sipas nevojave të ekonomisë.
 
“Pa sundimin e ligjit, besimi në institucione dhe funksionimi i tyre i paanshëm dhe profesional nuk ka ndonjë përmirësim në klimën e biznesit”,- u shpreh kryetari i shtetit, Stevo Pendarovski.
 
Diaspora mund të ndihmojë për moslargimin e të rinjve nga vendi dhe në investimin e potencialeve të tyre në zhvillimin ekonomik të vendit, tha kryeministri Zaev. 
 
“Përmes serisë së politikave që kemi krijuar duhet të dërgojmë një mesazh të përbashkët se jemi të gatshëm të jemi një qendër ekonomike këtu në Evropë. Duhet të jeni kreativë, krijoni biznese, kthehuni në shtëpi në vendin tuaj për të fuqizuar të rinjtë”,- theksoi kryeministri i RMV-Së, Zoran Zaev.
 
Biznesi dhe shoqëria civile duhet të tregojnë një angazhim të për krijimin e kushteve për një të ardhme të mirë, potencoi ambasadorja amerikane që porositi për pjesëmarrje aktive në vendimmarrje.
 
“Zbatimi i vazhdueshëm i ligjeve të qarta janë thelbësore për promovimin e biznesit dhe promovimin e investimeve. Ju nuk duhet të heshtni dhe vendimmarrësit nuk duhet t'ju injorojnë”,- u shpreh ambasadorja e ShBA-ve në RMV, Katy Mary Burns.
 
Nga ky samit  u përcoll mesazhi për bashkëpunim dhe partneritet për një standard më të mirë jetese. Duhet të punohet në promovimin e platformave dhe programeve për mbështetjen e të rinjve, duke shkëmbyer përvojat.
 
REJHANE BUSHI METAJ