Maqedoni

Filluan aktivitetet për Ditën e Alfabetit, në Manastir promovohet libri i David Hosaflook-ut

14.11.2019 16:16

Në Manastir filluan aktivitetet zyrtare për shënimin e “Ditëve të Alfabetit të shqipes”....

Aktivitet i parë në kuadër të këtij manifestimi ishte promovimi i librit “Lëvizja protestante te shqiptarët, 1816-1908” i autorit David Hosaflook. Në fjalën e tij zëvendëskryeministri, Sadulla Duraki, theksoi se Kongresi i Manastirit paraqet një ngjarje të jashtëzakonshme në historinë e popullit shqiptar, si një shtyllë kryesore e mbijetesës kombëtare.
 
“Nuk do të kishte më gjuhë të shkruar në alfabete të ndryshme, nuk do ndahej gjuha jonë në krahina e territore.” – tha ai. 
 
Këtë vit janë paraparë sërë aktivitetesh për shënimin e 111 vjetorin e Kongresit të Manastirit në mbështetjen e Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive dhe në bashkëpunim me Institutin për trashëgimi kulturore shqiptare. Do të realizohet promovimi i disa librave shkencorë, Konferencë shkencore dhe nën patronazhin e zëvendëskryeministrit, Sadulla Duraki, do të mbahet Akademi Solemne, e cila do të transmetohet drejtpërdrejt edhe në TVM 2.