Maqedoni

Rezoluta e PE-së për zgjerimin, Joveva: Pritet përparim i vogël nga Franca. Zgjerimi i BE-së, Joveva: Vendi të fokusohet në reformat

14.11.2019 16:32

Shqyrtimi i rezolutës së Parlamentit Evropian për zgjerim më 19 nëntor...

Shqyrtimi i rezolutës së Parlamentit Evropian për zgjerim më 19 nëntor, nuk do të sjellë kthesë në perspektivën evropiane të vendit.
 
Eurodeputetja nga Sllovenia, Irena Joveva, thotë se kompetencat e Parlamentit janë të limituara dhe nuk mund të ndikojë në vendimin e Këshillit. Megjithatë, ajo pret që gjatë debatit sado pak të zbutet qëndrimi francez për zgjerimin.
 
“Për momentin s’dua të spekulojë asgjë, megjithatë shpresoj se do të ketë ndryshim dhe përparim të vogël nga ana e Francës. Problemi nuk qëndron në Parlament, por në Këshill. Atje qëndron problemi, për fat të keq apo për të mirë, varet nga situata. Në këtë situatë shtetet kanë mundësinë e vetos dhe kjo është shfrytëzuar dhe parlamenti si i tillë s’mund të bëjë shumë ndaj një institucioni tjetër. Ne gjithçka që bëmë është një rezolutë me të cilën e dënojmë vendimin e këshillit.”,- u shpreh eurodeputetja, Irena Joveva.
 
Joveva thotë se në Bruksel mbretëron dëshpërimi pas mos caktimit të datës, megjithatë ajo shpreson se kjo do të bëhet realitet në samitin e vitit të ardhshëm të Këshillit të Evropës. Joveva rikujton se vendi duhet të fokusohet në reformat. 
 
“Kjo do të duhej të ndodhte dje e jo nesër apo pasnesër, megjithatë shpresojmë që gjithçka të jetë ashtu siç duhet dhe siç e meritojnë vendet e Ballkanit perëndimor. Do të duhet të mundohemi të shkojmë përpara sikurse Maqedonia e Veriut me reformat por edhe institucionet evropiane pasi që shumica janë për zgjerimin e Unionit dhe duhet shikuar përpara që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të marrin datën sa më parë.”,- tha eurodeputetja, Irena Joveva.
 
Eurodeputetja Joveva komentet i bëri në Fakultetin për Siguri në Shkup me temën “Zgjerimi i BE-së dhe vendet e Ballkanit Perëndimor para sfidave të reja”.
 
MERAL ISMAILI