Maqedoni

Shekerinska: Avancuam pajisjet për anëtarësim në NATO, makineri bashkëkohore për ARM-në.

14.11.2019 16:47

Pas 16 vitesh, batalioni inxhinierik i Armatës u pajis me makineri bashkëkohore....

Pas 16 vitesh, batalioni inxhinierik i Armatës u pajis me makineri bashkëkohore. Këto pajisje do të ndikojnë drejtpërdrejt në përgatitjen e njësisë për pjesëmarrje në ushtrime ndërkombëtare.
 
“Armata pa pajisje, e pamodernizuar nuk mund t’i japë rezultatet e dëshiruara. Ne treguam se e meritojmë anëtarësimin në NATO dhe atë e lidhim me kushte më të mira për punë, pjesëtarë më të motivuar, por edhe me pajisje që i dedikohet shekullin në të cilin jetojmë dhe aleancës veriatlantike”,- theksoi ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.
 
 Jakupi: Do të japim kontribut maksimal
 
“Do të mundohemi si njësi të japim kontribut maksimal për njësitë e Armatës dhe njëherit do të jemi më dinjitozë në realizimin e aktiviteteve ndërkombëtare, siç janë lufta kundër terrorizmit, në ushtrimet që bëjmë dhe besoj se do jemi shumë më të suksesshëm”,- tha nënkoloneli i Armatës, Arben Jakupi.
 
Furnizimi me këto pajisje i ka kushtuar Armatës 138 milion euro, makineri plotësuese pritet edhe vitin e ardhshëm.
 
FLUTURA LATIFI