Maqedoni
Edukimi mediatik. Kujdes nga lajmet e rreme, vërtetoni burimin!
14.11.2019 18:47
Përqindja e lajmeve të rreme është shtuar ndjeshëm, 51% e lajmeve, sidomos ato që kanë cak politikën...

Përqindja e lajmeve të rreme është shtuar ndjeshëm, 51% e lajmeve, sidomos ato që kanë cak politikën, janë informata të pavërtetuara, shumë herë lajmet publikohen pa u vërtetuar burimi apo kredibiliteti i autorit të parë, nuk respektohet as e drejta e autorit, e lajmet shpesh nuk konfirmohen nga burim tjetër, tregon hulumtimi i Agjencisë për shërbime audio dhe audio-vizuale dhe misioni i OSBE-së në vend.
Euroambasadori Zhbogar thotë se duhet të rritet vetëdija e qytetarëve në mënyrën e selektimit të informacioneve tashmë kur bota digjitale ofron informacione jodomosdoshmërisht vetëm përmes mediave “klasike”.
“Kjo do të jetë një mundësi e mirë për kapitalizim të avancimeve teknologjike në demokraci, por e gjithë kjo duhet të na japë një shtytje që shoqëria jonë të jetë më syhapur dhe më shumë e edukuar në aspektin medial”,- tha ambasadori i BE-së në Shkup, Samoel Zhbogar.
Ecuria e teknologjisë shumë shpejt mund të krijojnë lajme dhe gënjeshtra të ndryshme, por edukimi medial duhet të jetë mision i vazhdueshëm.
“Të informuar dhe mediatikisht të informuar janë ata qytetarë të cilët u bëjnë ballë lajmeve të rreme dhe të njëjtit kanë njohuri si t’i pranojnë ato informacione dhe sesionet të tilla do t’i ndihmojnë shumë në Agjenci për shërbime audio dhe audio-vizuale, por edhe qytetarëve që të përballen me teori të tilla, me pasoja të rënda për shoqërinë”,- tha një analist i çështjeve mediatike.
Analistët kanë apeluar që të rinjtë të largohen nga bota virtuale në të cilën shpesh bëhen pre e lajmeve të rreme, kurse të moshuarit për çdo informacion duhet të shërbejnë më shumë se një burim të informimit.
FITIM KRYEZIU
