Maqedoni

Kërkojnë rritje pagash, SPOGj në protestë, MShIA optimiste për marrëveshje

14.11.2019 19:00

Administrata e Gjykatave në të gjithë vendin nuk do të punojnë të premten nga ora 9:30 deri në orën 11 të mëngjesit...

Sindikata e të Punësuarve në Administratë, organet gjyqësore paralajmëruan protestë para gjykatave. Anëtarësia është e revoltuar nga kryeneçësia e Këshillit të buxhetit gjyqësor dhe trajtimit jo të barabartë të Administratës gjyqësore.
 
Kryetari i Sindikatës, Pece Grujovski, tha se ky ishte paralajmërimi i fundit për gjyqësorin, nëse kërkesat e tyre nuk përmbushen, ata do të fillojnë edhe me grevë.
 
“Si rezultat i pakënaqësisë së përgjithshme për punën e Këshillit të Buxhetit Gjyqësor dhe kur me këto mjete gjyqtarët për të cilët nuk vlejnë ligjet ndajnë shtesë për pagat e tyre pa arsye, ndërsa për Administratën e Gjyqësorin gjithmonë gjejnë justifikime se nuk ka bazë ligjore, ne shprehëm pakënaqësinë tonë dhe të premten do të ketë një protestë në të gjitha gjykatat në Maqedoni, me paralajmërimin e fundit që gjyqtarët të jenë më të përgjegjshëm para Administratës gjyqësore, sepse kështu më nuk mundet”,- tha kryetari i Sindikatës së AOGJSH-së, Peco Grujovski.
 
Sindikata e të punësuarve në administratë, organet gjyqësore dhe shoqatat e qytetarëve, dolën edhe me një propozim të ri, rritja e pagës të ndjek rritjen e pagës mesatare me vlerën e vendosur tashmë të pikave. Ministri Mançevski shprehu optimizëm se do të arrihet një marrëveshje. 
 
“Një kohë të gjatë jemi afër nënshkrimit të marrëveshjes, por në asnjë mënyrë ta nënshkruajmë marrëveshjen. Më duhet t’u jap mirënjohje e cila nuk më konvenon, se me të vërtetë nuk duan të nënshkruajnë asgjë dhe do të luftojnë për të drejtat e tyre deri në fund. Për atë arsye edhe ky dialog po zgjat një kohë më të gjatë. Javën e ardhshme do të kemi takim edhe në qeveri në këtë temë, mendoj se do të mundemi të gjejmë një zgjidhje të përbashkët”,- tha ministri i Shoqërisë Informatike, Damjan Mançevski.
 
Nga Sindikata janë të vendosur këtë herë të shkojnë në protesta për arsye se greva e vitit 2016 nuk dha efekt për punëtorët, por të kundërtën, punëtorët ishin të dënuar më pothuajse rrogë të plotë.
 
GAZMEND KURTISHI