Ekonomi
Zgjidhje kontesteve, ndërmjetësimi - procedura më e shkurtër e më e lirë
14.11.2019 20:01
Ndërmjetësimi është procedura më e shkurtër dhe më me pak harxhime për zgjidhjen e kontesteve...

Në dy vitet e fundit në vend ka pasur përparim në numrin e çështjeve të zgjidhura përmes ndërmjetësimit.
“Ndërmjetësimi duhet të jetë një procedurë që do t'i mundësojë palës që së pari të zgjidhë mosmarrëveshjen. Ne dëshirojmë që ajo të jetë zgjedhja e tyre e parë, para se të shkonin në gjykatë, sepse përfitimet për kompanitë dhe qytetarët janë shumë më të mëdha nëse mosmarrëveshja zgjidhet në afat të shkurtër”,- tha drejtori egzekutiv të OEM-së, Aleksandar Zarkov.
“Akademia e Gjykatësve dhe Prokurorëve për shkak se funksionon me profesionin e duhur juridik, do të dëshironte gjithashtu të gjallërojë gjyqtarët që punojnë në procedurat e duhura, më shpesh për të stimuluar këtë lloj marrëveshjesh, në mënyrë që të mund të zvogëlohen harxhimet gjyqësore, kohën, energjinë ose mbingarkesat tjera gjyqësore”,- tha drejtoresha e Akademisë për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publikë, Natasha Gaber-Damjanovska.
Ndërmjetësimi mund të ndihmojë edhe në përmirësimin e imazhit të gjyqësorit për integrimin evropian, pasi ai është një nga elementët kryesorë dhe shtyllat në të cilat bazohen reformat gjyqësore në nivelin evropian.
SEDAT SELIMI
