Botë

Kosovë, Supremja vendosi: Nuk do të numërohen votat nga Serbia

14.11.2019 20:33

Gjykata Supreme e Kosovës vendosi që fletëvotimet e ardhura nga Serbia, mbi 3 mijë e 700 pako...

Gjykata Supreme e Kosovës vendosi që fletëvotimet e ardhura nga Serbia, mbi 3 mijë e 700 pako, të mos jenë pjesë e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të jashtëzakonshme të gjashtë tetorit.

Gjykata Supreme ka refuzuar të gjitha ankesat, përfshirë këtu të Lëvizjes Vetëvendosje, LDK-së, KDTP-së, PLE-së, PDA-së e PDS-së në PZAP, i cili urdhëronte Komisionin Qendror Zgjedhor heqjen nga rezultati përfundimtar të votave të ardhura nga Serbia.

Kësisoj, Nisma Socialdemokrate pritet të bëhet pjesë e Kuvendit të Kosovës. Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve veçse ka nisur zbatimi i vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për rinumërimin e mbi 1400 vendvotimeve.

Pritet që rinumërimi e certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit të zgjasë deri në fillim të dhjetorit, pasi rinumërimi pritet të zgjasë rreth 3 javë.