Botë

Disa të plagosur nga të shtënat në një shkollë në SHBA

14.11.2019 22:03

Së paku gjashtë persona janë lënduar pasi një person i armatosur hapi zjarr në një shkollë të mesme në Kaliforni, njoftuan zyrtarët...

Incidenti ndodhi në Shkollën e Mesme Saugus në veri të Los Angeles, disa minuta para se të fillonte orari mësimor.
 
Policia e përshkroi të dyshuarin si një aziatik i veshur me rroba të zeza, raporton BBC.
 
Autoritetet e mbyllën shkollën dhe institucionet tjera arsimore në afërsi.
 
Sipas faqes LA Times, i dyshuari është një 15 vjeçar.
 
Transmetimet e drejtëpërdrejta nga helikopteri treguan zyrtarët policorë në vendin e ngjarjes dhe të plagosurit duke u bartur përmes autoambulancave.
 
Policia iu bëri thirrje njerëzve që jetojnë në afërsi, të mbyllin dyert e shtëpive, derisa kërkimet për të gjetur të dyshuarin po vazhdojnë./evropaelire