Maqedoni
Zjarr në Tetovë, humb jetën një person i pastrehë
15.11.2019 10:48
Në barakat e improvizuara afër Qendrës Sportive në Tetovë ka shpërthyer zjarr rreth orës 03:50 pas mesnate....

Disa minuta më vonë në vendngjarje kanë arritur ekipet e zjarrfikësve, të cilët pas shuarjes së zjarrit kanë vërejtur një trup të pajetë dhe të djegur brenda barakës. Sipas informatave të para dyshohet se bëhet fjalë për person të pastrehë.
Rastin është konfirmuar edhe nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë. Hetimi në vendngjarje ka përfunduar. Por meqë trupi pa jetë është karbonizuar tërësisht, mbetjet janë dërguar në Institutin Mjeko-ligjor në Shkup, për të identifikuar viktimën përmes analizave të ADN-së.
