Maqedoni
Zaev: Greqia do të ndihmojë për datën e negociatave
15.11.2019 10:02
Kryeministri Zoran Zaev i cili po qëndron për vizitë në Greqi....

Kryeministri Zoran Zaev i cili po qëndron për vizitë në Greqi, u takua pasditen e sotme me homologun e tij Kirijakos Micotakis I cili I ka garantuar se do të angazhohet që Maqedonia e Veriut të merr datën për negociata me BE-në. Në takimin Zaev-Micotakis është biseduar edhe për dinamikën e zbatimit të marrëveshjes së Prespës.
“Zbatimi i marrëveshjes së Prespës duhet të vazhdojë sipas dinamikës së paraparë pozitive dhe për këtë jemi duke punuar dyja palët. Fokusi i takimit tonë ishte vendimi i Këshillit Evropian. U informova nga homologu im se si është diskutuar ky vendim në Greqi, cilat janë pritjet e tyre, por për mua rëndësi më të madhe ka fakti që kryeministri i shtetit tonë fqinj Greqisë do të angazhohet që vendi ynë përfundimisht të merr datën për negociata me BE-në. Biseduam për vazhdimin e punës së grupit të ekspertëve ndërkombëtar që të gjejnë zgjidhje të përbashkëta nga dyja palët. E di që një zgjidhje e tillë do të ishte e lehtë edhe për odat, për biznesmenët dhe për dyja vendet. Jam i bindur se do të gjejmë zgjidhje të përbashkët. Folëm që edhe kabineteve tona t’i japim direktiva për të vazhduar komunikimin në këtë drejtim”, deklaroi Zaev
Dy homologët kanë biseduar edhe për lehtësimin e procedurave në vend-kalimet kufitare dhe bashkëpunimin mes Odave ekonomike të dyja vendeve.
