Maqedoni

Mitcotakis: BE t’i mbajë hapur dyert për Ballkanin Perendimor

15.11.2019 11:38

Presidenti grek Micotakis kërkoi që BE t’i mbajë hapur dyert për Ballkanin Perendimor....

Sipas tij, me parakushtete e duhura, ëndrra e gadishullit për paqe e liri ekonomike, idetë dhe lëvizja e lirë e njerëzve dhe mallrave, mud të bëhet realitet. Flamuri I BE-së në të njejtin moment do të valojë edhe në Shkup edhe në Tiranë, tha Micotakis në fjalimin  në samitin e Selanikut duke potencuar se rruga e të gjitha shteteve ballkanike drejt përparimit, është vizion i përbashkët që ka filluar me agjendën e Selanikut.
 
Greqia  po bën gati një iniciativë për Shkupin dhe Tiranën tha MIcotakis që inkurajoi të dyja vendet të bëjnë ndryshime të mëdha për tu afruar drejt BE-së, duke potencuar reformat në drejtësi dhe ekonominë  e hapur.  Rruga drejt BE-së e të dy vendeve, përfshin reformat ë rënda që duhen përfunduar dhe presidenti grek është i bindur se të dyja vendet kanë kapacite reformuese. Kërkoi përforcim të mardhënieve bilaterale, mbështetje të fortë për perspektivat europiane, promovim të lidhjeve në transport, infastrukrturë dhe energjitikë.