Maqedoni

Kaliforni, sulm me armë në një gjimnaz, vriten dy të mitur

15.11.2019 12:00

Dy studentë janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur kur një 16 vjecar  hapi zjarr në një shkollë të mesme në Kaliforni, disa minuta para se të fillonte mësimi.
 
Dy studentë janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur kur një 16 vjecar  hapi zjarr në një shkollë të mesme në Kaliforni, disa minuta para se të fillonte mësimi.
 
Të shtënat u bënë në Shkollën e Mesme Saugus në Santa Clarita. Autori i dyshuar u identifikua më vonë si një nga të plagosurit. Sipas pamjeve të kamerave të sigurisë, i dyshuari nxori një armë nga çanta e shpinës dhe qëlloi pesë studentët, para se të qëllonte veten në kokë. Nathaniel Berhoë është 16 vjeç dhe ditëlindja e tij ishte ditën që kreu sulmin. Dy viktima nga viktimat, një vajzë 16-vjeçare dhe një djalë 14 vjeç, vdiqën pasi nuk i mbijetuar plagëve të marra ndërsa të plagosurit e tjerë ishin dy vajza të moshës 15 dhe 14 vjeç dhe një djalë 14-vjeçar.