Kulturë
Në Manastir fillon sonte festivali ndërkombëtar i Muzikës së botës
15.11.2019 12:25
Me koncertin e Heli Siekinen, artiste e njohur nga Finlanda...

Me koncertin e Heli Siekinen, artiste e njohur nga Finlanda, sonte në Manastir fillon edicioni i 11-të i Festivalit ndërkombëtar të Muzikës së botës.
“Koncerti i sontëm “Tango” është njëri nga koncertet e shumta të cilat Heli Siekinen i ka mbajtur në botë, duke filluar nga i pari në vitin 2010 me orkestrin simfonik të Universitetit Jivaskilla. Para publikut vendor këtë herë do të marrë pjesë me orkestrin e Dhomës së Manastirit dhe përveç me harmonikën e saj, ajo do të luajë edhe me bandoneon”, lajmëruan nga IK Qendra për kulturë-Manastir, nikoqir dhe organizator i festivalit.
Heli Siekinen pesë herë ka qenë më e mira në garat për harmonikë në Finlandë, ka mësuar në shkollat kombëtare dhe ka diplomuar në konservatoriumin Jivaskilla në Finlandë.
Festivali mbwshtetet nga Ministria e Kulturës dhe Komuna e Manastirit.
