Maqedoni

Aleanca për Shqiptarët: MASh emëron drejtorë partiakë në Gostivar

15.11.2019 12:44

Aleanca për Shqiptarët akuzon Ministrinë e Arsimit, se po ndërhyn në mënyrë joligjore....

Aleanca për Shqiptarët akuzon Ministrinë e Arsimit, se po ndërhyn në mënyrë joligjore në kompetencat arsimore të komunës së Gostivarit, të cilës më 14 nëntor iu kthyen ingerencat e marra në arsim. MASh për dy vjet radhazi, konkurset për punësimin e drejtorëve të shkollave i hap në mes të gjysmëvjetorit, pikërisht përpara se t’i ktheheshin kompetencat e arsimit, komunës dhe kryetarit të Gostivarit, me qëllim të punësimit të aktivistëve partiakë të BDI-së, akuzojnë nga ASh. 
 
“Për të gjitha këto keqpërdorime, manipulime dhe nënçmime dhe poshtërime të realizuara gjatë periudhës së marrjes së ingerencave, Aleanca për Shqiptarët në Gostivar kërkon nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, si dhe nga Ministria e Financave, të mbajnë llogari dhe përgjegjësi për punët që i bëjnë në emër të komunës së Gostivarit. Aleanca për Shqiptarët në Gostivar, kërkon nga Inspektorati Shtetëror i Arsimit ta ushtrojnë detyrën e tyre në bazë të ligjit dhe jo në bazë të instruksioneve dhe presioneve partiake, duke vërtetuar dhe zbuluar të gjitha keqpërdorimet dhe keqpërdorimet  e bëra nëpër shkollat e komunës së Gostivarit”,- thuhet nga Aleanca për Shqiptarët.