Maqedoni
“Edukim për të gjithë- gjuhë për të gjithë në shkollë”
15.11.2019 13:02
Në organizim të Shoqatës për avancimin e arsimit..

Në organizim të Shoqatës për avancimin e arsimit, kulturës dhe sportit “Edukim për të gjithë” nga Shkupi sot do të mbahet konferencë “Edukim për të gjithë- gjuhë për të gjithë në shkollë”.
Konferenca organizohet në kuadër të projektit “Gjuhë e përbashkët në shkollë” nga aksioni KA 201 të programit Erazmus+ , që ofron hallkë konkrete për personat profesionistë të cilët punojnë me nxënësit me vështirësi në zhvillim.
Projekti paraqet klasifikim ndërkombëtar në funksionimin, pengesë dhe shëndet (MKF) të krijuar nga ana e Organizatës Botërore Shëndetësore si gjuhë e përbashkët për shënimin e situatës individuale të fëmijës lidhur me mësimin dhe mundëson qasje transdisiplinare në vlerësimin dhe proceset e planifikimit dhe trajtimit dhe mbështetjes dhe fokusi është vënë në aftësitë e fëmijëve.
Pjesëmarrësit në këtë konferencë, janë anëtarë të kuadrit shkollor dhe shërbimet profesionale dhe shkollat e mesme të vendit (të rregullta dhe të veçanta), punonjës social, logopedë, përfaqësues të shoqatave të prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuara, Institutit për Defektologji pranë UKM-së etj.
