Maqedoni
Angjushev në Samitin e Selanikut, RMV të kyçet në gazsjellësin “TAP” dhe “LNG”
15.11.2019 15:03
Është e rëndësishme ndërtimi i interkonekcionit me Greqinë...

Është e rëndësishme ndërtimi i interkonekcionit me Greqinë, në mënyrë që vendi të kyçet në gazsjellësin e “TAP” dhe “LNG”, terminale këto që gjenden në bregun e detin Egje. Këtë e potencoi zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev, gjatë fjalimit të tij në Samitin e Selanikut.
“Tani praktikisht jemi të kyçur nëpërmjet një pikës të gazit në Bullgari dhe kjo do të mundësojë të jemi të kyçur edhe në burimet tjera të gazit dhe me atë të rritet konkurrueshmëria e gazit në vendin tonë dhe të zhvillohet ai biznes. E dimë se intensivisht po ndërtohet rrjeti i gazit në shtet, por kjo nuk do të thotë asgjë përderisa nuk ka ofertë cilësore të gazit nga më shumë pika të furnizimit”,- tha zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev.
Sipas zëvendëskryeministrit Angjushev, bashkëpunimi ekonomik në mes Maqedonisë së Veriut me Greqinë dhe Bullgarisë ka shënuar rezultate pozitive, sidomos në vitin e parë pas nënshkrimit të marrëveshjeve në mes këtyre vendeve.
“Si rezultat i këtyre marrëveshjeve, shkëmbimi tregtar me Greqinë në vitin 2018 u rrit për mbi 20%, përderisa me Bullgarinë për mbi 15%, kurse rritje është vërejtur edhe në vitin 2019. Përforcimi i bashkëpunimit politik, sjell edhe benefite ekonomike për rajonin”,- tha zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev.
Sa i përket markave tregtare, të cilat do t’i dakordojnë Maqedonia e Veriut dhe Greqia, Angjushev tha se asnjë kompani nuk do të ketë asnjë produkt që mban emrin maqedonase, ashtu siç ishte më parë, ndërsa siguroi se asnjë prej kompanive nuk do të dëmtohet.
ERSAN PAJAZITI
