Futboll

Shuhet ëndrra e dardanëve, përmbysen nga çekët

15.11.2019 15:15

Është shuar ëndrra e Kosovës për finalet e Euro2020 për një kualifikim direkt...

Dardanët u mposhtën nga Çekia me rezultatin 2 me 1.
 
Një ndeshje ku kombëtarja kosovare përveç dëshirës për t’u kualifikuar nuk tregoi formën e saj më të mirë.
 
Në minutën e 50’ Atdhe Nuhiu me një gol të bukur me kokë nga limitet e 16 metërshit mposhti portierin çek duke kaluar dardanët në avantazh.
 
Por kur dukej se fati do të ishte me kombëtaren e Kosovës në këtë ndeshje, një përgjumje e portierit Arijanet Muric, ndihmoi Çekinë që të barazonte shifrat në minutë e 71 me Alex Kral.
 
8 minuta më vonë Çekia gjeti dhe golin e avantazhit me Celustka pas një rrëmuje në zonë gjatë ekzekutimit të një goditjeje këndi duke vulosur kështu shifrat e takimit.
 
Një rezultat ky që kualifikon automatikisht Çekinë e cila me këtë fitore ka shkuar në kuotën e 15 pikëve 4 më shumë se Kosova e vendit të 3. Ndërkaq Kosovës i mbetet që ëndrrën për Euro 2020 të provojë ta realizojë përmes Ligës së Kombeve.