Basketboll

Tjetër ndalesë për Clippers, Antetokounmpo bën detyrën për Milwaukee

15.11.2019 15:17

New Orleans i ka dhënë një leksion Clippers në ndeshjen e radhës në NBA, duke fituar 132-127...

Një ndeshje spektakolare mes dy skuadrave, ku herë kryesonte njëri ekip e herë tjetri. Gjithsesi, në fund triumfoi skuadra e Pelicans, ku u dallua Holiday me 36 pikë, mbështetur edhe nga Favors me 20 pikë e 20 rebound.
 
Fiton edhe Denver qe ruan pozitat në vendin e dytë në Perëndim, pas triumfit 101-93 ndaj Brooklyn. Më të mirët në fushë ishin Jokic e Haris me nga 18 pikë secili.
 
Tjeter ndeshje e mirë për MVP-në e sezonit të fundit, Giannis Antetokounmpo, që falë 38 pikëve e 16 rebound I dha fitoren ekipit të Milwaukee.
 
Skuadra e Bucks triumfoi 124-115 ndaj Chicago, ku për vendasit u dallua edhe Bledssoe me 31 pikë. Ekipi i Phoenix mundi 128-112 Atlanta, ndeshje e dominuar nge Suns, me dyshen Oubre-Booker, që së bashku shenan 57 pikë.
 
Jashtë fushe fitton edhe skuadra e Miami, që mundi 108-97 ndaj Cleveland, ndeshje ku u dallu me23 pikë.