Maqedoni
Infermierët me kërkesë: Rritje lineare të pagave prej 15% në shëndetësi
15.11.2019 17:06
Unioni i shoqatës së infermierëve, teknikëve, akusherëve dhe stomatologëve kërkojnë rritje lineare të pagave...

Unioni i shoqatës së infermierëve, teknikëve, akusherëve dhe stomatologëve kërkojnë rritje lineare të pagave, 15 për qind për të gjithë punonjësit shëndetësorë.
Ata thonë se paralajmërimet për paga më të larta prej 25 për qind për specialistët dhe 10 për qind për infermierët rrit dallimin mes këtyre dy profesioneve, edhe pse punojnë në ekip dhe në vend që dallimi të jetë 1 ndaj 2, tani do të jetë 6 ndaj 2 mjekë-infermierë.
“Të kthehet sugjerimi në paramarrëveshje se ne infermierët dhe ekipi tjetër shëndetësor të jemi të kyçur në mënyrë lineare në rritje. Vetëm në këtë mënyrë mund të ulen pakënaqësitë të cilat më besoni se janë shumë të mëdha. Nuk e di se sa jemi të fuqishëm si shoqatë, si union të ndikojmë në pakënaqësitë e infermierëve të cilët nëpërmjet sindikatës duan që të shprehin padëgjueshmëri në punë”,- deklaroi kryetarja e Shoqatës së infermierëve, teknikëve, akusherëve dhe stomatologëve, Gordana Beshliovska.
Unioni i shoqatës njëherit ka realizuar takim me Sindikatën e përhershme të shëndetësisë dhe ka kërkuar mbështetje për kërkesat e tyre.
VLORA LATIFI TOPOJANI
