Maqedoni
Buxheti: Në projekte te premtuara para qytetareve
21.09.2014 15:23
Kuvendi do të fillojë të hënën debatin publik për propozim buxhetin e Qeverisë për vitin 2015...
Nga BDI thonë se buxheti për vitin e ardhshëm parashikon mjete për zona të lira ekonomike, investime në infrastrukturë, arsim, shëndetësi, kulturë, por edhe rritje të rrogave, pensioneve dhe subvencioneve.
Fatmir Besimi , sekretar në Sekretariatin për zhvillim ekonomik dhe financim në BDI, thotë se Buxheti reflekton programin e Qeverisë, të formuar nga programet zgjedhore të partnerëve të koalicionit , të cilat kanë qenë të premtuara para qytetarëve. Aspekti tjetër sipas tij, është që buxheti paraqet një program brenda mundësive reale dhe për vitin 2015 është paraparë buxhet prej 181,5 miliardë denarë.
“24 miliardë shkojnë për rroga të institucioneve publike, administratës shtetërore, shërbimet dhe mallrat për funksionim të institucineve janë afër 18,6 miliardë denarë, subvencionet dhe transferet janë 111 miliardë denarë, kryesisht këtu janë subvencionet për fondin pensional, fondin shëndetësor, fondin për të papunësuarit dhe sa u përket transfereve që kanë të bëjnë me procesin e decentralizimit për komunat”, shprehet sekretari në sekretariatin për zhvillim ekonomik dhe financim – BDI, Fatmir Besimi.
Beimi thotë se buxheti i vitit 2015 bazohet në disa parametra makro-ekonomik siç është rritje të BPV-së prej 3,5 deri në 4 për qind, inflacion prej 2 për qind. Buxheti do të jetë me një defiçit të qëndrueshëm deri në 3,5 për qind të BPV-së. Duke pasur parasysh rritjen e të hyrave publike me rreth 5 për qind, priten edhe rritjet e të hyrave buxhetore si tatime dhe forma tjera prej 5 për qind, dhe në mënyrë reciproke është paraparë edhe rritja e të dalave publike apo buxhetit për 4 për qind.
“Në këtë hapësirë realizojmë politika që kanë qenë të paraparë në platformë politike. Rritje e rrogave në administratë në 4 për qind, ishte parashikuar 5 për qind por sipas mundësive nuk do të ketë 5 por 4 për qind, subvencionet në bujqësi ishin të parapara 150 milion euro, nuk do të kemi 150 milion por 140 milion euro, do të kemi 140 milion euro, rritje prej 5 për qind të pensioneve, të drejtat sociale ka rritje, shpërbimet në shëndetësin, në arsim ka rritje të buxheteve për shkak të implementimit të reformave të cilat janë të parapara me programin e qeverisë si premtime parazgjedhore”, shprehet sekretari në sekretariatin për zhvillim ekonomik dhe financim – BDI, Fatmir Besimi.
Lidhur me investimet në projektet kapitale Besimi thotë i do të vazhdojnë investimet në projekte të nisura dhe në të reja.
Ai potencon se nga Buxheti i vitit 2015 USHT doi të fitojë kompleks të ri në Shkup, investime në Instituti për trashëgimi kulturore të shqiptarve, Teatri në Tetovë, ai Kombëtar në Shkupi, investimet në klinikën në Tetovë, rikonstruim i spitalit në Kërçovë dhe Strugë por edhe aparate dhe pajisje tjera shkencore nëpër spitalet tjera të vendit.
PO ashtu buxheti parashikon mjete edhe për zonat e lira ekonomike, në Tetovë, Strugë dhe Kërçovë të cilat do të sjellin investitor dhe hapje të reja të vendeve të punës.
Mjete të parapara për ujësjellësin në Tetovë, Zajaz dhe Likovë dhe stacione filtrimi në Saraj, Gostivar, e të tjera. Por edhe projekte tjera për infrastreukturë lokale si ujësjellsa dhe kanalizime por edhe realizimin e rrugëve rajonale, lokale dhe magjistrale në të cilat reflektojnë një numër i madh i qytetarëve shqiptare.
Pastaj edhe realizimi i korridorit 8, pjesa e nisur e të cilit, nga Kërçova në Strugë po realizohet nga kredia Kineze.
Përmes buxhetit të 2015-ës, Maqedonia do të kthejë edhe kredi, ku 6 miliardë denarë do të paguhen kamata për kreditë dhe 26,1 miliardë denarë për kthimin e kredive të vjetra.
MEFAIL ISMAILI
