Maqedoni
LSDM: kontroll të detajuar në gjyqësor. VMRO-DPMNE: Veting jo vetëm gjyqësorit, por edhe politikanëve
15.11.2019 18:13
LSDM paralajmëron zbatimin e një procesi të vetingut në sistemin e jurisprudencës...

Sipas tyre, angazhimet e LSDM-së dhe qeverisë që e udhëheq lidhur me gjyqësorin dhe drejtësinë janë thelbësore.
“Për rritjen e mekanizmave që do të sjellin një zgjidhje të duhur, deri te një drejtësi të vërtetë aq të pritur prej qytetarëve dhe të paralajmëruar nga ana jonë, ne në këtë moment e premtojmë dhe flasim për zbatimin e kontrollimit të përgjithshëm dhe në detaje, thoni si të doni veting apo kontrollim, të të gjithë atyre që e përbëjnë gjyqësorin dhe vërtetim për përvojën e kaluar dhe mënyrën e funksionimit në të ardhmen”,- deklaroi Hari Lokvenec nga LSDM.
Nga VMRO-DPMNE thonë se mbështesin vetingun, por jo vetëm në gjyqësor, sipas tyre ai duhet t’i përfshijë edhe politikanët.
“Absolutisht nevojitet veting, të mos them gjatë gjithë kohës, por me veting duhet të përfshihen jo vetëm personat e emëruar në gjyqësor, por vetingu duhet të fillojë edhe për të gjithë të mëparshmit dhe të fillohet veting për të gjithë politikanët në RM, sepse vetingun duhet ta zbatojë një qeveri e cila nuk ka vepra të inkriminuara. Kështu që ne apelojmë që të fillojë veting edhe për politikanët, përkatësisht për të gjithë që kanë qenë në apo akoma ndodhen në funksion”,- tha Dimçe Arsovski nga VMRO-DPMNE.
Për zbatimin e vetingut në gjyqësor angazhohet edhe BDI. Ata kanë kërkuar që ky proces të fillojë menjëherë.
NAIM RAMADANI
