Sela dhe Kasami, takime të ndara me ambasadoren amerikane
Lideri i ASH-së, Ziadin Sela, priti në takim ambasadoren amerikane në Shkup, Kejt Bërns...

Siguria, prosperiteti, respektimi i të drejtave të njeriut, sundimi i së drejtës si dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit janë fusha në të cilat kryetari i ASH-së Sela I ka folur ambasadores amerikane.
Ambasadorja Bërns edhe njëherë shprehu përkrahjen që SHBA-të japin për Maqedoninë e Veriut drejt rrugës së saj për në NATO dhe BE.
Në takim theks të veçantë iu dha edhe përpjekjeve për të arritur lirinë e plotë të mediave, si një mënyrë e shprehjes së lirë dhe demokracisë.
Edhe Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasam kanë pritur ambasadoren e amerikane Byrnes. Siç theksohet në kumtesën e kësaj partie, në takim është diskutuar për situatën aktuale politike në vend, proceset integruese si dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat do të mbahen më 12 prill 2020.
Lëvizja BESA si parti opozitare fuqishëm do të angazhohet për të ruajtur kursin pro-perëndimor si opsion i vetëm i vendit, duke kundërshtuar çdo devijim nga integrimet euro-atlantike, thuhet në kumtesë.
