Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë: Kemi rritje rekorde të pagave në shëndetësi

15.11.2019 20:38

Lidhur me kërkesën e infermiereve, kanë reaguar nga ministria e shëndetësisë nga e cila kanë theksuar

Lidhur me kërkesën e infermiereve, kanë reaguar nga ministria e shëndetësisë nga e cila kanë theksuar se për dy vite janë bërë rritje rekorde të pagave të punëtorëve shëndetësorë, ndërsa infermieret për herë të parë janë vlerësuar dhe respektuar.

Në muajin shtator të vitit 2018, 19.123 të punësuarve në institucionet publike-shëndetësore iu rrit baza e pagës për pesë për qind.

Në janar të vitit 2019, vijoi rritje shtesë e pagave të punëtorëve në shëndetësi, mjekë, infermiere, teknikë, pesë për qind për infermieret, tetë për qind për infermieret në klinika dhe dhjetë për qind për mjekët specialistë. Në shtator të vitit 2019, për pesë për qind është rritur paga e administratës në shëndetësi, theksojnë nga Ministria.

Nga shkurti i vitit 2020, siç theksohet, për 25 për qind rriten pagat e mjekësve specialistë, ndërsa për 10 për qind të infermiereve.

Gjithsej, me të gjitha rritjet nga viti 2018, paga bazë e mjekut specialist është rritur për 40 për qind, ndërsa e infermiereve mes 20 për qind dhe 23 për qind, thonë nga Ministria.

Gjithashtu janë rritur koeficientet për pagesën e kujdestarive dhe punës së natës për kuadrin mjekësor, disa lloje të kujdestarive janë rritur për dy deri tri herë, ndërsa për herë të parë specializantët privatë janë paguar për punën e tyre thonë nga Ministria e Shëndetësisë.