Shkretitorja “Makstil”, plagosen 4 persona, njëri në gjendje të rëndë
Në qendrën klinike “Nënë Tereza” sot në mëngjes janë sjellur katër persona....

Në qendrën klinike “Nënë Tereza” sot në mëngjes janë sjellur katër persona që janë lënduar në shkretitoren Makstil. Më vonë u vërtetua se personat janë të gjithë nga Shkupi.
Aktualisht dihet se plagë të rënda trupore ka marrë S.S dhe sipas vlerësimeve të mjekve po lufton për jetën prandaj është trenseruar menjëherë në Klinik ikën e Terapisë Intensive, ndërsa të tjerët kanë lëndime trupore më të lehta.
Hetimet janë ende duke u zhvilluar për të përcaktuar natyrën e saktë të lëndimeve. Të gjithë kanë lëndime nga djegia.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06.50 kur në një gropë është derdhur metal i shkrirë prej 100 tonësh. Inspektorët nga OKD, EUMNA dhe Inspektori i Punës ndodhen në vendngjarje.
