Maqedoni

Në Çarshi do të jehoj kënga dhe vallja shqipe

21.09.2014 15:32

Prej nesër , Carshia e Vjetër e Shkupit do të gjumojë nga kënga dhe vallja shqipe. Dhe jo vetëm kaq...

Një javvë aktivitete në kuadër të “Ditëve të Carshisë”, do të mbledhin në një vend edhe artistë të huaj, piktorë, muzikantë dhe shkrimtarë.
 
Piktorët do të  hedhin në pëlhurë  pjesë të ndryshme të Carshisë, në cdo rrugë të saj  do të mbahen koncerte që do të kënaqin  shijet e të gjithë grupmoshave, do të ketë edhe promovime librash. Sivjet, në Carshi do të mbahet edhe një manifestim tjetër, tepër I vecantë, “Java arbëreshe”.
 
“Aktivitetet do të mbahen në të gjithë rrugicat e Carshisë ku do të marrin pjesë një numër I madh I artisëve, aktorëve, piktorëve të ndryshëm, do të ketë performance të ndryshme, duke filluar me Orkestrën frymore të studentëve tanë pastaj kuartete të ndryshme të instrumenteve të ndryshme që do të shpërndahen në gjithë rrugicat apo kalldërmen e Carshisë, bendet e ndryshme, koloni të artit, kulturës, piktorët do të vizatojnë pamje të ndryshme të Carshisë sëVjetër, rrok bende nga vendi dhe rajoni”, shprehet drejtoresha në Qendrën Informative Kulturore-Shkup, Sermine Purrini.
 
Për të 9 herë “Tingujt e Carshisë”, vijnë me mesazhin e qartë – “Të argëtohemi”  , mesazh për kulturat e ndryshme dhe bashkëjetesën që më së miri dallohen pikërisht në Carshinë e vjetër të Shkupit. 
 
“Manifestimi Tingujt e Carshisë 2014 është edicioni I 9 që fillon, në bashkpunim me komunën e Cairit, me moton java e Arbëreshëve që do të na vinë mysafir prej Kalabrie, prej 20 komunave të Italisë, ku jetojnë arbëresh, ne sëbashku me Univerzitetin Shtul, Ministrin e Ekonomisë, Qytetin e Shkupit, Ministrin e Kulturës”, shprehet drejtoresha në Qendrën Informative Kulturore-Shkup, Sermine Purrini.
 
Agjenda e performimeve është mjaft e ngjeshur dhe do të kurorzohet me dy koncerte madhore me grupin Elita -5 dhe Sofrën Shqiptare.
 
Një javë aktivitete që do ta ngjallin tërësisht Carshinë e vjetër, vendin më atraktiv të Shkupit, e cila  edhe sivjet do të tregojë, se me pak angazhim, mund të mbetet qendra jo vetëm e zanateve, por edhe e promovimit të kulturës.
 
RINA TURKESHI-SAHITI