Shkup, marsh tolerance për të drejtat e njeriut

16.11.2019 12:11

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Tolerancës sot në Shkup....

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Tolerancës sot në Shkup në organizim të Komitetit të Helsinkit për të drejta të njeriut do të mbahet Marshi i Tolerancës.

Marshi do të fillojë në mesditë në Muzeun e Qytetit të Shkupit, përmes rrugës “Maqedonia” deri në pikën përfundimtare të pllatosë para Universitetit të EJL-së në Çarshinë e Vjetër të Shkupit.

Në fokusin e shënimit të sivjetmë të Ditës Ndërkombëtare të Tolerancës janë arsimimi dhe të rinjtë.

Në marshin e tolerancës do të kërkohet që në mënyrë reale të aktivizohet vullneti politik i deklaruar për arsim cilësor dhe gjithëpërfshirës.

Do të kërkohen ndryshime në themel në procesin e arsimit dhe përmbajtje të cilat do të përkojnë me kohën në të cilën jetojmë dhe me nevojat reale të të rinjve, ndërsa do të përsëriten mesazhet e shqiptuara shpesh për korrigjimin e materialeve mësimore prej përmbajtjeve diskriminuese dhe e arsyetojnë jotolerancën midis grupeve të ndryshme të individëve.

Pjesëmarrësit do të porosisin se arsimi nuk guxon të jetë terren për shprehjen e mendimeve dhe qëndrimeve të cilat shkaktojnë urrejtje, ndasi dhe dhunë, thonë nga Komiteti i Helsinkit.