Zjarr në fabrikën “Makstil”, lëndohen 4 persona, njëri në gjendje të rëndë

16.11.2019 16:33

Mëngjesi i sotëm ka sjellë panikë tek punonjësit e fabrikës së çelikut “Makstil”....

Mëngjesi i sotëm ka sjellë panikë tek punonjësit e fabrikës së çelikut “Makstil”, ku në ora 6:50 të mengjesit ka shpërthyer një zjarë i madhë, duke lënë për pasojë edhe katër të punësuar të lënduar.

Sipas dëshmitarëve ky zjarë ka shpërthyer si rezultat I aktiviteteve të rregullta prodhuese, ku për shkak të dështimit të disa pajisjeve në njërën prej gropave, çeliku i shkrirë ka dalë jashtë kazanit, dhe nga nxehtësia që ka pasë e njëjta ka shkaktuar edhe zjarin.

Dalja e llavës ka shkaktuar plagosjen e katër punëtorëve, të cilët kishin vrapuar për ta shuajt zjarin. Tre nga katër personat u lënduan më lehtë dhe pas ndihmës së parë mjekësore janë lëshuar në shtëpi, ndërsa i katërti është ende nën mbikëqyrjen e mjekëve në klinikë Nëna Terez në Shkup.

Punëtorët e kësaj Fabrike poashtu thekësuan se ka qenë intervenimi i shpejtë i ekipeve të zjarrfikësve të cilët kanë intervenuar me 12 zjarfikës.

“Intervenimi jonë ka zgjatë diku një orë e disa minuta, e më pasë pasi kemi lokalizuar zjari, dhe pasi kemi shmangë çdo lloj të rezikut kemi lëshuar obejtin, duke e vlerësuar si të suksesshme intervenimin e njësitit tonë. Temperatuar fillimishtë kanë qenë shumë të larta nga zjari i shkaktuar, por pas intervenimit tonë të njëjtat janë ulur, dhe nuk ka rezik për punonjësit”.

Nga Ministria e Shëndetësisë e konfirmuan incidentin dhe njoftojnë se në orët e mëngjesit kanë pranuar katër punëtorë, nga të cilët tre janë lëshuar në kurim shtëpiak, ndërsa njëri prej tyre nga djegje në disa pjesë të trupit, dhe për këtë arsyje është mbajtë për shërim të mëtutjeshëm.

Edhe nga Fabrika e Mak Stilit kanë konfirmuar incidentin, duke thënë se zjarri është shkaktuar si pasojë  e shkëputjes së kabllos mbajtëse, e ku më pasë çeliku i shkrirë ka shkaktuar zjarin. Mbykqyrje në vendin e ngjarjes kanë kryer edhe institucionet përkatëse, si dhe komisionin për sigurim të kompanisë, ku po analizohen faktorët dhe dëmi i shkaktuar. (Fitim Kryeziu, TVM2)