Kadriu: Shpeshtimi i vizitave, sinjal se BE do të mendojë seriozisht për RMV-në

16.11.2019 13:27

Vizitat e politknëve vendor në Bruksel e Paris....

Vizitat e politknëve vendor në Bruksel e Paris, apo edhe atyre evropjan në SHkup krijojnë përshtypjen se BE do të mendojë më seriozosht për RMV-në, pas vendimit të tetorit kur Shkupi zyrtar nuk morri datë për bisedime, thotë profesoresha universitare, Besa Kadriu.

Per këtë optimizëm Kadriu  ka parasysh  edhe qendrimin e kryetarit te PE-se, Sasoli. Sipas saj, periudhë kohore më e pranuar për të rishqyrtuar sërish çështjen e vendit tonë në KE, është samiti i Zagrebit.

Qendrimin e Frances e sheh me teper si ribrendim te vetes en BE, se sa kusht per vendet kandidate per integrim.

“Opinionet e përgjtihshme  çojnë nga ajo bindje për të kujtuar, pavarsisht  qëndrimit të francës, aktorët e Bashkimit Evropian, të politikës  me relevancë tani kryekëput është fjala edhe për qëndrimet e fundit të kryepalramentarit Sasoli, ishte një opinion se ne do të përkrahemi në takimin e rradhës të samitit të Zagrebit për ti vijuar negociatata për antarësim në BE” – deklaroi profesoresha universitare, Besa Kadriu.

Kadriu thotë se lëkundshmëria e Bashkimit Evropian në vendimet e saja për Ballkanin, ka krijuar dëshpërim edhe për qytetarët  e këtij rajoni.

“Ne si qytetar i kemi të orientuar sytë kah një proces se ku do të përfundojmë, do të jemi d.m.th të bashkuar mes atyre vendeve të cilat shquhen për  një kulturë dhe demokraci të mirëfillt apo do të ngelemi në vazhdën e  praktikës së fundit që shumica e qytetarëve ngelën të zhgënjyer” – u shprej Kadriu.

Edhe  propozim metodologjia  për zgjerim të dorëzuar tashmë nga Franca nëinstitucionet e BE-së, Kadriu e paraqet si  cështje e cila do ti merr kohë BE-së deri në përgatije e dokumenti final, që sipas saj, kjo rrjedhimisht mund të ndikojë në politikën e zgjerimit të BE-së me ballkanin perëndimor. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)