Propozim buxheti 2020, Aliu: Joreal, realizimi në fund varet nga politika

16.11.2019 16:53

Njejtë sikur edhe viteve të kaluara, edhe propozim buxheti për vitin 2020 është jo real....

Njejtë sikur edhe viteve të kaluara, edhe propozim buxheti për vitin 2020 është jo real, vlerëson profesori universitar, Hamit Aliu.

Ai thekson për TVM 2 se ky buxhet edhe pse është më i larti në histori, është buxhet i cili më tepër fokusohet në çështjet sociale. Sipas tij  qeveria duhet  të ketë kujdes dhe të shikojë nëse rentabiliteti dhe produktiviteti ekonomik, janë në  ekuilibër me buxhetin e shtetit. 

“Ne e dijmë se në atë buxhet të planifikuar në atë shumë prej më shumë se 3.9 miljard, minimum 10% i ka në mangësi mjetet. Shtrohet pyetja prej ku do të bëhen kompenzimet, pyetje e dytë, produktiviteti a do të arrihet në atë nivel që mendohet, se tek e fundit ciklet ekonomike varen shumë nga ndikimet politike të një vendi, sa do të jenë për shembull shpenzimet, se nikoqirllëku apo menaxhimi me anë të shpenzimeve është një veti që ndikon shumë në vet efikasitetin e të hyrave dhe të dalave në një shtet” – u shpreh profesori universitar, Hamit Aliu.

Për të pasur rezultate pozitive, profesori universitar Aliu gjithashtu vlerëson se partitë politike duhet ta kenë në focus primar ekonominë e vendit krahas poltikës. Ai vlerëson se edhe realizimi I buxhetit do të varet prej çështjeve politike.

“Uroj që në vitin 2020 të lamë anash gjimnastikat politike që i kemi, por të shohim realitetin se në çfarë niveli ekonomik jemi, ku duam të arrijmë në çfarë pozite ka Maqedonia e Veriut, se tek e fundit buxheti duhet të ketë karakterin investues” – deklaroi Alliu.

Buxheti vitit të ardhshëm do të peshojë 3.9 miliard euro dhe deficiti buxhetor parashikohet 2.3 përqind të BPV. Buxheti 2020 përfshin rritje pagash e pensionesh, investime dhe strategji për zhvillim thonë nga qeveria.Opozita maqedonase akuzon pushtetin se vendi po hyn në borxhe prandaj edhe buxheti po rritet. (Ersan Pajaziti, TVM2)