Proteston sindikata e pavarur e policisë, kërkon rritjen e pagave dhe kushte më të mira
Sindikata e Pavarur e Policisë zhvilloi një protestë para Qeverisë....

Sindikata e Pavarur e Policisë zhvilloi një protestë para Qeverisë duke kërkuar që ajo të njihet si sindikatë zyrtare e përfaqësuesve të policisë, si dhe kërkuan që tju njihet marrëveshja e re kolektive në mes MPB dhe Policisë Pyjore, por duke mos lënë anash edhe kërkesën e tyre më të rëndësishme përmirësimin e kushteve dhe rritjen e pagave për 25 përqind në të gjitha segmentet e policisë, duke përfshirë këtu Policinë e rregulltë, policinë pyjore, policinë e burgut dhe policia gjyqësore.
Sipas tyre nëse është rritje buxheti, dhe pagat e të gjithë të punësuarve në shtet, këtë e meritojnë edhe policia.
“Ministria e Finansave të mbledhë forcën, dhe të barazonë me përqindjen siq e kanë bërrë atë për të punësuarit tjerë në vend për vitin 2020. Nëse nuk bëhet kjo rritje nuk do të jetë mirë për askënd, sepse në nuk do të tolerojmë kjo të kalon ashtu” – u shpreh Kryetari i Sindikatës së pavarur të Policisë, Goce Delçev – Todev.
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Policisë Goce Delçev Todev poashtu tha se ata përballen me një numër të madhë të problemeve në punën e tyre siç janë rishpërndarja dhe caktimi i vendeve të punës në mënyrë të paligjshme, presioni ndaj anëtarëve të tyre të sindikatës për të mos protestuar dhe shqiptim i masave disciplinore.
Sekretari i Përgjithshëm i NSP Orce Kocevski theksoi se ata kërkojnë kushte dhe të mira për një jetë më të dinjitetshme, sundimin e ligjit më në fund në Ministrinë e Brendshme, duke ndaluar konfrontimin me përfaqësuesit e sindikatave të Pavarur të Policisë.
“Të ndërpriten mënjëher presionet në drejtim të punëonjësve në polici, dhe tek profesionistët, e në vecanti tek përfaqësuesit e sindikatës, të cilat kanë për qëllim të na heshtin. Po protestoj që së fundmi të marr një uniformë, që më në fund të marr një pagë të mirë, për energji elektrike dhe ujë në të gjitha stacionet e policisë” – deklaroi sekretari i përgjithshëm, Orce Kocevski.
Dean Sazdov, zëdhënës i Sindikatës potencoi se ata do të vazhdojnë ta shpreihn revoltën e tyre deri sa ti marrin 25 përqindëshin në rritjen e pagave.
“Mjaftë më nga pagat ndër minimalen, nga uiformat e harnuara të cilat janë sjellë që para 15 viteve, mjaftë më nga kushtet mizerje të punës, dhe nga përplasjet me personat që nuk mendojmë njësoj. Mjatë më nga dhënia e fotografive të rejshme se në Ministri çdo ditë po rrjedhë mjatë dhe qumësht” – theksoi zëdhënësi i Sindikatës, Dean Sazdov.
Protestuesit poashtu dërguan një mesazh për ministrat, dhe për komandantët e njësiteve, që ta ndalin presionin ndaj tyre që ata mos të dalinë në protestë. Duke ju caktuar në këtë ditë urdhër për roje në disa objekte, apo pastrimin e armëve. (Fitim Kryeziu, TVM2)
