Kthimi i grave dhe fëmjëve nga Siria, Pajaziti:Viktimat të mos stigmatizohen, duhen ndihmuar

16.11.2019 17:43

Qytetarët të cilët kthehen nga vatrat e luftrave në Lindjen e Mesme...

Qytetarët të cilët kthehen nga vatrat e luftrave në Lindjen e Mesme me rikthim në vendlindje menjeherë duhet të nis procesi i ri-socilizimit.

Sociologu, Ali Pajaziti në një prononcim për TVM2 thekson se kjo kategori e qytetarëve nuk duhet të trajohet si rrezik në aspektin e sigurisë, por çështja e ri-socializimit të bëhet për ti ndihmuar ata të integrohen në një shoqëri normale.

“Për sa u përket persona të rikthyer nga një lufte e pamëshirshme, kujtoj që çështja nuk duhe të sekuritizohet, pra nuk duhet të trajtohet shumë nga aspekti i sigurisë dhe personat e atillë që janë viktima nuk duhet të stigamtizohen. Pra nuk duhet të shkohet me klishe dhe paragjykime lidhur me ata. Çështja këtu është se si ata të rikuperohen që ti rikthehen jetës normale dhe të natyrshme” – deklaroi sociologu, Ali Pajaziti.

Përpjekjet për riatdhesim duhet të jenë më të intenzive që të evitohet radikalizimi apo devijimi më i madh i tyre, thotë Pajaziti.

“Normlaisht që ato persona një ditë e më parë të fitohen sepse janë qenë qytetarët tanë. Gabimin kapital e kanë bërë dhe tani nuk duhet që t’iu jepet hapsirë mundësive për zigzage të ndryshme për devijime dhe stërdevijime të mëtutjeshme. Duhet të hapen qendra për ri-socializim. Duke pasur parasysh se kan përjetuar vuajtje të ndryshme spirtuale, një pjesë e tyre janë hutuar pas kanë imagjinuar diçka dhe ju ka dal e kundërta por kthim prapa nuk ka pas dhe janë gjendur në atë gjeografi, në atë krizë” – u shpreh Pajaziti.

Deri më tani nga zonat e krizës në Lindjes e Mesme, 80 shtetas të Maqedonisë janë kthyer dhe identifikuar si të përshirë në veprime luftarake apo logjistikë atje, dhe shumica vuajnë dënime nëpër burgjet e vendit.

Për momentin imediate është të gjendet zgjidhje për kthimin sidomos të fëmijëve të mbetur kampeve, të cilët po vuajnë pa asnjë faj, vendimet që i morën të rriturit e tyre pa i pyetur. (Zekirja Mexhiti, TVM2)