Përfshirja e të rinjëve në politikëbërje, partitë shqiptare hapin dyert për të rinjtë, priten listat

16.11.2019 18:33

Zgjedhjet e 12 prillit kanë ndezur motorrët partiakë....

Zgjedhjet e 12 prillit kanë ndezur motorrët partiakë shumë para caktimit zyrtar të datës së mbajtjes. Partitë po zgjedhin organet e reja drejtuese nëpër degë, në përgatitje për zgjehdjet. Por sa u jepet hapësirë të rinjve në politikëbërjen e partive. Disa nga subjektet politike shqiptare,  thonë për TVM 2, se krahas maturisë dhe cilësisë së kuadrove më të vjetër, rinisë gjithnjë e më tepër po u hapet hapësirë në politikëbërje.

“Si subjekt politik jemi karakterizuar që nga fillimi ynë politik si një parti politike e gjeneratës së re politike, kuptohet duke ju dhënë mundësi figurave të reja politike, por pa i anashkaluar figurat e vjetra. Ne si subjekt politik duhet ta kemi më të mirë kadrovike, duke ju dhënë mundësi edhe njerëzve të cilët nuk janë marrë me politik që të jenë pjesë e këtyre proceseve, sepse jemi të bindur se ndryshimi arrihet edhe me një gjeneratë të re” – u shpreh Flakron Bexheti nga Aleanca për Shqiptarët.

“Ne ju kemi dhënë mjaftë hapësirë rinisë, dhe në aspektin politik konsiderohet se partia jonë politike është me të vërtet subjekt i të rinjëve. Rinistat dhe të rejat kanë qasje në organet partiake, dhe duhet të kenë qasje edhe në udheheqjen e qeverisjes” – deklaroi Zejd Rexhepi nga Alternativa.

“Ne insistojmë dhe i thërasim që të marrin pjesë sa më aktive në jetën politike të gjithë ata të rinj që janë këtu,  me qëllim që të japin kontribut konkret, dhe të mundohemi gjithë së bashku për ta bërrë ndryshimin në këtë vend në atë mënyrë që të krijohen kushte më të mira të jetesës, sepse këtu është sistemi është i politizuar skajshmërishtë, dhe duhet të keshë librezë partiake për tu punësuar” – u shpreh Kastriot Rexhepi nga Lëvizja Besa.

Përvojat me ciklet e kaluara zgjedhore kanë treguar se partitë shumë pak u besojnë të rinjve si bartës të listave zgjedhore  duke ua lënë në shumicën e rasteve këtë rol anëtarëve më të vjetër e më të dëshmuar të partive. (Fitim Kryeziu, TVM2)