Buxheti i BE për vitin 2020 në ngërç

16.11.2019 20:18

Parlamenti dhe Këshilli Europian nuk kanë arritur marrëveshje për buxhetin e BE-së për vitin 2020....

Parlamenti dhe Këshilli Europian nuk kanë arritur marrëveshje për buxhetin e BE-së për vitin 2020.

Negociatave u është lënë kohë deri mesnatën e së hënës për arsye të kontradiktave mbi shpenzimet. Kryetari bleg i komisionit të buxhetit, Johan Van Overtveldt, deklaron se mbeten disa miliardë euro të pashfrytëzuara dhe beson se pas pushimit të fundjavës do të gjejmë kompromis.

Ngërçi rreth shteteve anëtare dhe ligjvënësve europianë lidhet me vlerën e financimeve.

Këshilli Europian ofron deri 153 miliardë euro dhe do që një pjesë e buxhetit të mbulojë kostot për rrethanat e paparashikuara, siç janë dalja e Britanisë nga BE-ja apo ndihmat financiare që do i sigurohen Turqisë për krizën e refugjatëve.

Për vitin tjetër, parlamentarët e BE-së kërkojnë një plan financiar ambicioz me vlerë 159 miliardë euro për adresimin e ndryshimeve klimatike, vendet e reja të punës apo për programet rinore.

Palët do të tentojnë të gjejnë zgjidhje deri më 18 nëntor, përndryshe Komisioni Europian do të dorëzojë një projektbuxhet të ri që do duhet shqyrtuar përsëri gjatë 2 javëve të ardhshme.