Dridhje të forta tërmeti në Tiranë, ndihet edhe në veriperëndim të vendit tonë
17.11.2019 12:06
Lëkundje të forta tërmeti u regjistruan pak minuta më parë në Tiranë....

Lëkundje të forta tërmeti u regjistruan pak minuta më parë në Tiranë.
Magnituta e tërmetit ishte 3.6 me epiqendër 16 km në perëndim në Bulqizës dhe 23 km në verilindje të Tiranës.
Ai u ndje po ashtu edhe në veriperëndim të vendit tonë. Thellësia e tërmetit ishte 10 km.
Nga të dhënat paraprake nuk raportohet për persona të lënduar apo dhe dëme materiale.
Tërmeti ka shkaktuar panik tek qytetarët, sidomos tek ata që banojnë në katet e sipërme të pallateve.
