Shqipëri

Papa : Feja, jo pretekst i akteve të dhunshme

21.09.2014 17:04

Ndodhem pranë sheshit “Nënë Tereza”, aty ku sapo ka përfunduar mesha e shenjtë e mbajtur nga papa Francesku...

Me pjesëmarrjen e mijëra pelegrinëve të gjitha besimeve fetare e të ardhur nga e gjithë Bota, papa ka përcuar mesazhin e paqes e të bashkëjetesës fetare, element ky që sipas papaës e karakterizon vendin e shqiponjave.
 
Vizita historike e Atit të Shenjtë e ka celur siparin me mbërritjen e tij ne Aeroportin nënë tereza, ku Papa Francesku është pritur nga kryeministri Edi rama, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati dhe ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro.
 
Gjatë pritjes së kryeministrit, papës i është dhuruar simbolikisht një kupë dheu nga toka shqiptare, ndërsa ati i shenjtë i ka sjellë shqipërisë një kopje të mesharit të gjon Buzukut.
 
Me ardhjen në sheshin Nënë Tereza papa bekoi shqipërinë, atë vend ku prej shekujsh tre vetë bashkëjetojnë si në asnjë vend tjetër. Elementin e harmonisë fetare, Ati i Shenjtë e ka theksuar edhe gjatë fjalës së mbajtur me Presidentin Bujar Nishani.
 
Zëdhënësi i Vatikanit, atë Lombardi, foli për rreth 300 mijë pjesëmarrës në sheshin modest por me emër mjaft domethënës, Nënë Tereza.
 
Pelegrinët nga Shqipëria, rajoni dhe mbarë bota kanë pasur mundësi ta ndjekin nga afër vizitën historike, duke u lutur për sa më shumë mbarësi në familjet e tyre.
 
Gjithccka ka shkuar sipas parashikimeve. Pavarësisht skepticizmit të opinionit publik mbi sigurinë e papës, masat e sigurisë kanë qenë mjaft të rrepta, duke mos u shënuar asnjë incident.
 
Ndërsa vizita e papës ka vijuar në qendërën Betani në Bubq të Fushë Krujës.
 
Kjo është e para vizitë në një vend evropian e papa franceskut, ndërsa e 4 jashtë vatikanit.
 
Për herë të parë, një papë e ka vizituar shqipërinë në vitin 1993, dhe ai ishte papa Gjon pali i dytë, vizitë e cila është e rrënjosur thellë në kujtesën e shqiptarëve, pas 50 vjet ateizmi.
 
LULJETNA NDOKA